Mishi me salmonelë, Milva Ekonomi si Elisa Spiropali: Raste të tilla i shikon edhe në vende të tjera

Teksa skandalet në vendin tonë plasin çdo ditë, deputetët e mazhorancës problemin e vetëm kanë që të justifikojnë qeverinë dhe institucionet e tjera.

Pas Elisa Spiropalit, që tha se me përdhunime bëhen edhe filma, radha i ka ardhur ish-ministres Milva Ekonomi që të lëshojë perlën e radhës.

E pyetur për mishin me salmonelë që është hedhur në treg pa asnjë kontroll, ajo tha në A2 CNN se raste të tilla i shikon edhe në vend et tjera, jo vetëm në Shqipëri. Sipas saj, e rëndësishme nuk është se mishi me salmonelë është hedhur në treg, por si do reagojë mbikëqyrja e tregut.

Pra, për Milva Ekonomin, hedhja e mishit me salmonelë në treg duket si një eksperiment për të parë se sa të afta janë institucionet tona në mbikëqyrjen që do bëjnë pasi shqiptarët të jenë helmuar.

Nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. I shikon në Shqipëri, i shikon edhe në vende të tjera. E rëndësishme është që si do reagojë mbikëqyrja e tregut. Në Bashkimin Europian, në kapitullin e 13-të është siguria ushqimore. Janë rregulla që na ndihmojnë më shumë që këtë siguri ushqimore ta forcojmë”, u shpreh ajo.