Një 56-vjeçar nga fshati Gëziq i Mirditës dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e këtij fshati. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.