Ministri serb i Mbrojtjes: Nëse presidenti jep urdhrin, ushtria futet në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes ka mohuar akuzat e Kosovës se përmes sulmit që u bë në Veri kërkohej aneksimi i kësaj zone nga Serbia.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Sipas Millosh Vuçeviç tha se nëse Forcat e Armatosura Serbe marirn një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë , detyra do të jetë me sukses dhe jo pas shpine.

“Nëse Forcat e Armatosura të Serbisë marrin një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë si Komandant i Përgjithshëm për të hyrë në territorin e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe me sukses. Ata nuk do të bënin asgjë pas shpine, por do ta informonin KFOR-in”, tha Vuçeviç.

Ata refuzuan provat e prezantuara nga Kosova dhe nuk ngurruan të distancoheshin nga veprimet e Milan Radojçiç, organizatorit të sulmit të armatosur të 24 shtatorit. Megjithatë konfirmoi se ushtria po trajnon disa serbë të Kosovës si rezervistë.

“Milan Radoiçiç nuk ka marrë pjesë në stërvitjen në livadhet e Pasuljanskit, nuk ka gjuajtur asnjë plumb apo granatë dhe nuk ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet. Në disa raste në vitet e kaluara ai ishte ftuar në stërvitje, por ai nuk iu përgjigj atyre dhe ajo që Radoiçiç bën në pronën e tij private nuk është punë e ushtrisë serbe. I mohoj me vendosmëri të gjitha akuzat nga Prishtina”, tha Mojsiloviç.

Zyrtarët serbë madje akuzuan autoritetet e Kosovës se kanë falsifikuar provat dhe se një prej sulmuesve është vrarë nga policia pasi ishte plagosur.