Ministri Pirro Vengu merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes së iniciativës Adriatiko Joniane: Shqipëria angazhohet të investojë në kapacitete detare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka marrë pjesë ditën e djeshme në Ministerialin e Mbrojtjes së iniciativës Adriatiko Joniane që u zhvillua në Venecia të Italisë.

Iniciativa Adriatiko Joniane (ADRION) bashkon Forcat Detare të Shqipërisë, Italisë, Kroacisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Vengu thotë se strategjia e NATO-s nënvijëzon rëndësinë parësore të mbarë rajonit tonë për sigurinë kolektive, ndaj Shqipëria angazhohet të investojë në kapacitete detare, sikundër dhe infrastrukturë portuale dhe gatishmëri operacionale përgjatë Korridorit VIII.

Postimi i Ministrit Pirro Vengu:

Në Venecia për Ministerialin e Mbrojtjes së iniciativës Adriatiko Joniane, e cila bashkon Forcat Detare të Shqipërisë, Italisë, Kroacisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi.

Adriatiku dhe Joni janë hapësirat ku artikulohen interesat strategjike dhe ekonomike të vendit tonë dhe ku kemi nevojë të thellojmë bashkëpunimin civil dhe ushtarak.

Strategjia e NATO-s nënvijëzon gjithashtu rëndësinë parësore të mbarë rajonit tonë për sigurinë kolektive. Në këtë kontekst Shqipëria angazhohet të investojë në kapacitete detare, sikundër dhe infrastrukturë portuale dhe gatishmëri operacionale përgjatë Korridorit VIII.

Me homologët e pranishëm ramë dakord se në këtë periudhë kërcënimesh hibride në Lindje dhe në Jug të Aleancës, iniciativa ADRION duhet fuqizuar drejt më shumë ndërveprimi operacional për të shkuarajuar çdo kërcënim.