Disa ditë para mbajtjes së samitit, në Tiranë janë mbledhur këtë të premte ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.
Takimi mbledh bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.
Në hyrje të godinës ku do të mbahet mbledhja, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane.
Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Dacic për të mos dalë në foto, pas tensioneve në veri të Kosovës.






