Meta sulmon Ramën për Kosovën: Avokat i ultranacionalistëve serbë që nxisin konflikte e tensione

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar kryeministrin Edi rama për qëndrimet që ky i fundit mban për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Rama shquhet për qëndrime skandaloze, por ai po bën edhe avokatin e ultranacionalistëve serbë që këkron të nxiin tensioned he konflikte në veri të Kosovës.

“Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte”, shkruan Meta.