Familjarët dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati, e cila u vra me thikë natën e vitit të ri nga partneri i saj grek teksa ishte 3 muajshe shtatzënë.
Trupi i saj mbërriti në Kishën e Agios Ioannis Prodromos, në Nea Krini, Kalamaria rreth orës 10:30, ndërsa njerëzit shiheshin të pikëlluar dhe duke mbajtur lule në duar.
Prindërit, vëllai i saj dhe vajza 13-vjeçare ende janë të shokuar dhe nuk mund ta besojnë se 41-vjeçarja është vrarë brutalisht.
Në kishë mbërritur edhe disa nxënës të shkollës ku frekuenton 13-vjeçarja për të qenë pranë saj dhe për ta mbështetur.
Për vrasjen makabre të gruas, që ishte shtatzënë 3 muaj, u arrestua partneri i saj dhe shoku i këtij të fundit.
“Ne e kuptuam që në momentin e parë që ai e vrau”, tha një grua në varrim, sipas mediave greke.
Sipas mediave greke, autori numëron 45 dosje penale për raste të ndryshme, përfshirë dhunë në familje dhe akuzën për përdhunim të motrës.
Ndërkohë bashkëpunëtori i 39-vjeçarit, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës.