Merret peng në mes të ditës 40 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një 40 vjeçar është marrë peng në mes të ditë dhe më pas u dhunua.

Policia thotë se arrestuar autorin, një 34 vjeçar. Ky i fundit, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Fatmirësisht pengmarrja nuk ka zgjatur shumë falë ndërhyrjes së policisë, e cila më pas arrestoi autorin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.