Një megaoperacion është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës kundër shpërndarjes së lënëve narkotike, që ka çuar në arrestimin e 25 personave.
Ata janë pjesë e një rrjeti të organizuar që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet, teksa më herët janë arrestuar edhe 6 të tjerë, ndërsa 13 anëtarë të grupit janë shpallur në kërkim.
Njëri prej të arrestuarve dyshohet të jetë i përfshirë në një vjedhje jashtë Shqipërisë, pasi iu sekuestruan rreth 190 mijë euro të spërkatura me bojë, që ngre dyshime se këto para’ mund të jenë grabitur nga ndonjë bankë jashtë vendit.
Ndërkohë, operacioni po vijon për kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit, teksa janë sekuestruar edhe 3 armë gjahu dhe disa kilogram lëndë narkotike.