Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti rikthehet edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes, pasi fitoi gjyqin ndaj Shqipërisë dhe pret të marrë 135 milionë euro.
Pikërisht kjo shumë e papaguar ende ka detyruar atë që të bëjë kërkesë në gjykatë, një kërkesë që lidhet edhe me marrëveshjen për emigrantët mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Sipas mediave italiane, Bechetti do të do të apelojë në Gjykatën Europiane këtë marrëveshje, duke këkruar që shuma prej 100 milionë eurosh që do të paguajë Italia për Shqipërinë për ngritjen e qendrave strehimore, t’i kalojë atij.
“Lëvizja e Becchettit sigurisht që do t’u japë punë avokatëve shtetërorë të të dy vendeve. Ekziston një precedent që i shton peshë delikatesës së çështjes. Francesco Becchetti, për të rikthyer kredinë e tij, mori masa edhe ndaj kompanisë ajrore shqiptare Albcontrol, në pronësi të shtetit, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore sipas standardeve ndërkombëtare të navigimit ajror dhe është anëtare e Eurocontrol që nga viti 2003. Kompania nis drejt financave kolaps, pasi Gjykata e Apelit e Brukselit vendosi të ngrijë llogaritë në favor të ish-patronit të TV të yjeve. Për të fshehur dështimin, Tirana ndihmoi Albcontrol me 32 milionë euro, raporton faqja Ina-Media, Investigative Network Albania”, thuhet në mediat italiane.