Mediat e huaja artikull për atë që ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha: I treguam botës se Edi Rama ka vendosur diktaturë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në një konferencë me gazetarët ku u shpreh se mediat më të njohura ndëkrombëtare, i kanë kushtuar artikuj asaj që ndodhi dje në Kuvend.

Buxheti i vitit 2024 u miratua pa kundërshtime, nuk u pa se kush votoi dhe kush jo, mes zhurmës dhe tymuesve të opozitës.

Sipas Berishës ky ishte qëllimi i opozitës, që ti çirrte maskën Edi Ramës dhe diktaturës së tij.

“Dje, të gjitha mediat më të njohura të planetit kishin në titujt e tyre më kryesorë  aksionin opozitar pa kthim të opozitës në Parlament. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor, misioni ynë është shembja e diktarurës. Kjo s’ndodh duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën. Opozita i tregoi botës se kryeministri shqiptar, që herë vishet me atlete e herë me çitjane, votoi në 4 minuta në rekordin më të turpshëm, buxhetin dhe kjo sepse nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për veten dhe familjen e tij. Opozita i tregoi botës se Shqipëria nuk është më demokraci se Rama e blindoi Kuvendin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj

Opozita i tregoi botës se Rama i ndalon opozitës të paraqesë ligje. Rama e blindoi si një narkodiktator Parlamentin që opozita të mos kërkojë të drejtat e saj. Kjo jehonë botërore e aksionit opozitar që i çorri maskën Ramës”, tha Berisha.