Me urdhër të Ballës, Peleshi mbyll seancën plenare! PS kalon në votim pa debat rendin e ditës

Seanca plenare e kësaj të enjteje është mbyllur pas dy orësh, ndërsa kreu i Parlamentit, Niko Peleshi ka kaluar pa debat pikat e rendit të ditës.

Me kërkesë të Partisë Socialiste, u kalua në votim pa debat për rendin e ditës, mes tyre raportet e 4 institucioneve, ku këto të fundit nuk raportuan.

Mbyllja e seancës erdhi pas urdhrit që Taulant Balla i dha kryeparlamentarit Niko Peleshi, pas tensioneve qe u krijuan në sallë.

“Të kërcënoi Taulanti dhe kalove në votim? Nëse nuk e mban dot presionin, ik nga karrigia dhe lëre Taulantin”, ishte reagimi i Gazment Bardhit ndaj Niko Peleshit gjatë procesit të votimit.

Edhe pse sot ishin parashikuar 10 orë debat, seanca u mbyll para kohe nga Peleshi, ndërsa nuk munguan debatet dhe tensionet në Kuvend, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe mungesën e sigurisë në institucionet e drejtësisë.

PD kërkoi dorëheqjen e Ministres së Brendshme, pas ngjajres që tronditi vendin, por Albana Koçiu nënvizoi se nuk është përgjegjëse për vrasjen, ndëra i kërkoi opozitës të ndalojë së përdoruri gjuhë që nxit dhunë dhe urrejtje.

Raportet që u votuan në Kuvend:

Raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. 4

Raportin i Veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.

Raporti  vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.