“Më rrëmbyen mandatin”, Fredi Beleri i drejtohet Gjykatës së Lartë: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

Fredi Beleri tha sot se ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë prova që sipas tij tregojnë gjykimin e paligjshëm që i është bërë nga GJKKO ndërsa u dënua me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë.

Përmes një deklarate për mediat, eurodeputeti Beleri thotë se gjyqtarja që e dënoi, Irena Gjoka, ka qenë e dënuar nga Greqia dhe qëndrimin ndaj tij e ka mbajtur për shkak të urrejtjes që ka ndaj etnicitetit grek.

Beleri thotë se gjyqtarja Gjoka shkeli ligjin dhe përdori në procesin e tij procedura të paligjshme dhe prova të rreme.

“Ne perpjekje per te vertetuar dhe denoncuar me fakte padrejtesine qe me eshte bere, duke me rrembyer e burgosur per 16 muaj dhe duke rrembyer mandatin e Kryetarit te Bashkise Himare, depozitova ne gjykaten e larte prova te rendesishme per gjykimin e paligjshem qe me eshte bere nga GJKKO.

Gjyqtaria Irena Gjoka qe me denoi, eshte vet e denuar per veper penale te fallsifikimit ne Greqi me 3 muaj burg (konvertuar ne gjobe), dhe e debuar nga shteti Grek. Me kete, shpjegohet dhe urrejtja qe ka ajo ndaj minoritet etnik grek dhe perfaqesuesve te zgjedhur te tij. Ajo jo vetem si gjyqtare por dhe si Kryetare e GJKKO gjate 2023, shkeli ligjin, perdori ndaj meje procedura te paligjshme dhe prova te rreme.

Nje i denuar, ne baze te Kushtetutes s’mund te jete gjyqtar ne Republiken e Shqiperise, per me teper Kryetar i GJKKO, Gjykates me te rendesishme ne vend. Ky fakt (i denimit penal te gjyqtares), tregon me qarte procesin e paligjshem te porositur montuar dhe te urdheruar politikisht qe me eshte bere.

Jam arrestuar nga nje Prokuror qe sot eshte i arrestuar per ndikim te paligjshem, jam denuar nga nje Gjyqtare e denuar qe sduhet te ishte ne sistem. Ndaj sot, ne baze te ligjit kam kerkuar rishikimin e vendimeve te mia. Drejtesia edhe vone mund te rivendoset dhe eshte me mire se asnjehere”, tha Beleri.