“Me mall Edi”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në homazhet në nder të regjisorit të shquae shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Gjatë homazheve, Rama la një mesazh në librin e ngushëllimeve për Anagnostin, të cilin një ditë më parë e cilësoi si babain e kinematografisë shqiptare.

“Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty”, shkroi Rama në mesazhin e tij. Ndërkohë në fund shkruan: Me mall, Edi.

Postimi i Ramës më datë 1 shtator, pas ndarjes nga jeta të Dhimitër Anagnostit:

Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart

Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master