Me kapele dhe maskë në fytyrë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë! Arrestohet një i dyshuar për krimin, mik me Roan Brahimin

Është publikuar foto e autorit të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt mëngjesin e së dielës në Vlorë. Në pamje e publikuara ai mban një maskë të zezë në fytyrë, kapele në kokë dhe dorashka të zeza.

Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen. I arrestuari, Eris Mehmetaj dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e 58 vjeçarit ndërsa njihet dhe si mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimit), të ekzekutuar një vit më parë në Athinë. Sipas informacioneve, Mehmeti i kia siguruar autorit makinën me të cilën ka lëvizur. Automjetit rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Ne cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin. Dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Renato Hoxhaj mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale. 

Mësohet se viktima i druhej një atentati pasi muajt e fundit kishte shtuar masat e sigurisë. Ai kishte instaluar në çdo cep të banesës kamera sigurie, të cilat filmuan ngjarjen dhe makinën e autorit. Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup.