Me dosje edhe në dysheme, amerikanët në zyrat e SPAK, takim me Dumanin

I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve, David Wisner zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani në zyrat e prokurorisë speciale. Përmes disa fotove të publikuara nga Ambasada e SHBA, duket që z Wisner i ka bërë përshtypje sasia e madhe e dosjeve, të cilat gjendeshin edhe përtokë në zyrat e prokurorëve të SPAK. 

“Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.