“Më 22 maj, konferenca ndërqeveritare në Bruksel”, Rama: BE ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Në Ditën e Europës, Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Evropian ka vendosur të hapë grupkapitullin e tretë të negociatave me Shqipërinë.

Ai pohon se Konferecna e Pestë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të mbahet më 22 maj, në Bruksel.

“Sot në Ditën e Europës Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria deri tani ka hapur 24 kapituj, ndërsa shprehet optimist për hapjen e 11 të tjerëve deri në fund të 2025.

“Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025
Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shton Rama.