Mbyti dy fëmijët e tij të mitur, shokon 38-vjeçari në gjyq: Do ta bëja përsëri

Një 38-vjeçar, i cili vrau dy fëmijët e tij duke i mbytur nuk është penduar aspak për krimin e rëndë dhe thotë se do e bënte përsëri.

Adam Price doli në gjyq për vrasjen e vajzës së tij 5-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Nebraska në vitin 2021.

Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë, por zyra e prokurorit të qarkut tha se nuk do të kërkojë dënimin me vdekje.

38-vjeçari ishte ndarë nga gruaja dhe ishte me dy fëmijët në shtëpi në Nebraska kur ndodhi edhe krimi i rëndë, të cilin e kishte planifikuar më herët.

Price u tha detektivëve se vendimi i tij për të vrarë fëmijët e tij nuk ishte spontan.

Dy priftërinj të ndryshëm dëshmuan gjatë gjyqit të Price. Të dy i thanë gjykatës se Price kishte ardhur tek ata dhe kishte pranuar se kishte vrarë fëmijët e tij.