Mbytet jahti pas tornados në brigjet e Italisë, shpëtohen 15 persona, të paktën 7 të zhdukur

Për shkak të motit të keq që ka goditur zonën e Palermos në Itali , një varkë me vela rreth 50 metra e gjatë me 22 persona në bord u mbyt rreth orës 5 të mëngjesit në det të hapur përballë Porticellos. 15 persona u shpëtuan nga patrullat e rojes bregdetare dhe zjarrfikësit. Për momentin, shtatë persona janë ende të zhdukur, shkruajnë mediat italiane.

Varka u fundos për shkak të tornados që goditi zonën. Zhytësit e zjarrfikësve tashmë janë zhytur për të arritur në zonën e tragjedisë, 49 metra thellësi rreth gjysmë milje nga bregu. Karabinierët, Urgjenca dhe Mbrojtja Civile po suportojnëtë mbijetuarit. Anija e mbytur mbante flamurin anglez. Në bord ishin kryesisht britanikë, por edhe një nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez. Zhytësit e zjarrfikësve dhe ushtarët e Kapitenerisë shpëtuan një fëmijë një vjeçar i cili u transportua në spitalin e fëmijëve të Palermos.

Zjarrfikësit kanë dërguar edhe një helikopter për të kontrolluar zonën nga lart. Anija e quajtur “Bajesian” ndodhet në 49 metra thellësi. Nga të zhdukurit, i vetmi anëtar i ekuipazhit është kuzhinieri; përveç tij mungojnë edhe katër britanikë, një kanadez dhe dy amerikanë. Hetimet kryhen nga Autoriteti Portual. Varka ishte nisur mbrëmë nga porti i Porticellos.