“Mbushën” Finlandën me drogë, zbardhen emrat e 9 shqiptarëve të arrestuar, mes tyre një grua

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar, pjesë e rrjetit të trafikut që u godit pas një bashkëpunimi mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze.

Mes të arrestuarve është edhe një grua, konkretisht: Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta.

Më herët SPAK doli me një njoftim zyrtar duke dhënë detaje mbi shkatërrimin e mkatër grupeve kriminale në Finlandë, por që drejtoheshin që nga Shqipëria.

Këto grupe, kanë mundur të trafikonin në Finlandë, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope.

Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas tregtohej në disa qytete të Finlandës.

SPAK bën të ditur se janë vendosur masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë, si dhe u sekuestruan 400 kg amfetaminë (drogë artificiale), 500 kg kanabis dhe kokainë.