Mbeti i lënduar në aksidentin e trefishtë në Tiranë, humb jetën mjeku te Spitali i Traumës

Mjeku Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në Spitalin e Traumës.

Po ashtu në aksident mbeti e lënduar një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja e tri automjeteve shkaktoi bllokim të qarkullimit për rreth një orë.

Shkak për aksidentin tragjik dyshohet një parakalim i gabuar dhe kjo ka çuar në përplasjen me pasojë vdekjen e mjekut.