Barometri Euronews Albania ka publikuar rezultatet e matjeve të fundit në rang kombëtar dhe për qarkun e Tiranës, që nxjerr edhe numrin më të madh të deputetëve.
Për Tiranën, surpriza është Partia Mundësia, që sipas matjeve mund të shkojë deri në 4 mandate, teksa duket se 3 vende në Kuvendin e ardhshëm i ka të sigurta.
PS mbetet sërish forcë kryesore, ku në kryeqytet mund të shkojë në maksimum deri në 19 mandate, ndërsa PD maksimumin e saj e ka 14 mandate, çfarë do të thotë se lufta në listën e hapur do të bëhet vetëm për 2 karrige.
Prirja e votës matja e katërt për Qarkun Tiranë:
PS – 40.1%
ASHM – 28.9%
PM – 6.8%
Nisma SHB – 6.4%
LB – 3.5%
PSD – 2%
Tjetër 2.3%
Të pavendosur 10%


Në rang kombëtar, kryeministri Rama duket se do të vijojë të qeverisë vendin edhe në një mandat të katërt, pasi jo vetëm që rezulton forcë e parë, por ka rritur ndjeshëm diferencën me Partinë Demokratike.
Nisma Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia janë dy partitë e reja që duket se do të fusin më shumë deputetë në Parlament, teksa mandate do të ketë edhe për Lëvizjen Bashkë dhe PSD-në e Tom Doshit.
Matjet e fundit në rang kombëtar:
PS 48.2% (46.2% minimum – 50.2% maksimum)
ASHM 31.9% (29.9% minimum – 33.9% maksimum)
Nisma SHB 7.9% (6.4% minimumi – 9.4% maksimumi)
PM 7.5% (6% minimum – 9% maksimumi)
LB 2% (1% minimum – 3% maksimumi)
PSD 1.8% (0.8% minimum – 2.8% maksimumi)
Tjetër 0.7% (0.2% minimum – 1.2% maksimumi)

