Apeli i GJKKO ka lënë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për mashtrim e mijëra qytetarëve përmes mikrokredive.
Meskuti kishte në kërkuar në Apel një masë më të burë se ajo ë “arrestit me burg”, por u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundimin se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, duke ja kaluar kësaj të fundit për kompetencë.
Bashkë me Meskutin, drejtues të këtij grupi që zhvaste qytetarët ishte Olsi Ibro, i cili humbi jetën pasi u hodh nga një pallat në muajin korrik të 2024 dhe bashkëshorten e tij Elda Ibro.