Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë kryer kontrolle në qytetin e Shkodrës, në lidhje me hetimet për masakrën në Dobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Kanë qenë forcat RENEA që gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesin e kësaj të enjteje kanë kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa janë sekuestruar edhe 5 automjete të blinduara.
Sipas burimeve për mediat, kontrolle janë kryer edhe në banesën e Safet Bajrit, por raportohet se nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.
Kujtojmë se masakra e Dobraçit është ende e pazbardhur ndërsa viktimë mbetën Arlind Bushati, Hamza Lici, Flutura dhe Bashkim Basha, me këta të fundit që u gjetën rastësisht ne vendin e ngjarjes. Për ngjarjen e rëndë, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia delegoi SPAK-ut.