Qyteti i Shkodrës është tronditur pasditen e kësaj të mërkure, për shkak të një atentati mafioz, me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Viktimë ka mbetur edhe një grua e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë, në krimin që ndodhi te ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit.
Paraprakisht mësohet se shënjestër ka qenë Hamza Lici, që mbeti i vrarë, i cili është vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, i cili ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e tij shendetesore.
Atentati nuk ka kursyer as jetë të pafajshme, ku një grua ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj ndodhen në gjendje të rëndë.
Dyshohet se çifti i bashkëshortëve janë përplasur nga makinat të cilat po qëllonin ndaj njëra tjetrës.
Forca të shumta policie dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur atentatin me 2 të vdekur. Po ashtu drejt qytetit të Shkodrës janë nisur edhe forcat RENEA.