Marrëveshja me Italinë/ Porti i Shëngjinit pret 15 emigrantë të tjerë, pas verifikimeve do dërgohen në Gjadër

Në Portin e Shëngjinit, pasditen e kësaj të premteje, kanë mbërritur15 emigrantë të tjerë në zbatim të marrëveshjes me Italinë.

Anija italiane është ankoruar në port dhe pas verifikimit në Shëngjin, emigrantët do të transportohen në masa sigurie drejt kampit të Gjadrit.

Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve, pasi më herët mbërritën 40 emigrantë rreth 3 javë më parë ku 16 prej tyre deri tani janë larguar nga kampi i Gjadrit. Mësohet se ata janë riatdhesuar në vendet respektive.

Kjo marrëveshje është kritikuar me argumentin se shkel të drejtat e njeriut, por Shqipëria dhe Italia duken të vendosura ta çojnë përpara zotimin e tyre.