Një aksident rrugorr është regjistruar pasditen e sotme në Laç. Policia konfirmon se një 28-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.
I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë. Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, informoi policia.