Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zgjedhjet e 11 Majit gjatë konferencës së përbashkët me kryeministren daneze.
Një gazetar i huaj e pyeti Ramën në lidhje me kritikat e BE-së për një “lojë ta pabarabartë” në zgjedhjet e 11 Majit, por kryeministri u përgjigj se këto zgjedhje ishin 100% shprehje e vullnetit të popullit shqiptar.
Ai pranoi se kritikat e Bashkimit Europian duhet të përmirësohen dhe se Shqipëria nuk ka një proces zgjedhor si në Danimarkë.
“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë, ku praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Raporti i është referuar kritikave të raportit paraprak, që ka nevojë për shqyrtim e doja të thosha se zgjedhjet shqiptare janë shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100 përqind. Kritikat duhet të përmirësohen, nuk ka diskutim. Procesi ynë zgjedhor nuk është si në Danimarkë, por është në pajtim me standardet e OSBE—ODIHR”, tha Rama.