Lirohen nga detyra Ceno Klosi dhe dy zëvendësministra të tjerë

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra dhe posti që mbanin në ministritë përkatëse.

Konkretisht, Ilva Gjuzi që mbante postin e zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit është liruar nga detyra.

Po ashtu edhe Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Tre emrat e mësipërm janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.