Udhëheqësi Suprem i Iranit ka thyer heshtjen pas sulmeve amerikane, një ditë më parë. Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran.
Në X, ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.
Udhëheqësi suprem shkroi: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; ai duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; ai po ndëshkohet tani.”
Sulmet izraelite kundër Iranit kanë vrarë të paktën 950 persona dhe kanë plagosur 3 mijë e 450, thotë një grup për të drejtat e njeriut.
Grupi me seli në Uashington, Aktivistët e të Drejtave të Njeriut, ofroi të dhëna që mbulojnë të gjithë territorin iranian.
Ai tha se kishte identifikuar 380 civilë dhe 253 anëtarë të forcave të sigurisë të vrarë, përfshirë vdekjen e 253 anëtarëve të forcave të sigurisë.