Lëkundje të forta tërmeti në vend, epiqendra afër Tiranës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas të dhënave magnituda ka qenë 4.1, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në zonën e Fushë-Krujës, në thellësinë 5 km.

Goditja e parë u shoqërua edhe me një pasgoditje tjetër duke shkaktuar panik tek banorët.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.