Prokuroria e Posaçme (SPAK) Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë bastisur ditën e djeshme zyrën e Tërmet Peçit, ish-kryebashkiakut të Tepelenës që u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Shkak për kontrollin janë dyshimet mbi abuzimet e Tqërmet Peçit me detyrën, pas denoncimeve të ardhura nga emisioni “Plug”. Emisioni paraqiti fakte se si Tërmet Peçi së bashku me drejtorin e tij në Bashki, Lorenc Bamin, kishin krijuar një skemë korruptive nga e cila përfituan 18 milionë euro të ardhura.
Lorenc Bami kishte krijuar në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami kompaninë “NG STRUCTURES shpk”, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha. Nëpërmjet kësaj kompanie ata përfituan tendera publikë në Bashkitë e Tepelenës dhe Gjirokastrës në vlerën 18 milionë euro, ndërsa në total 66 milionë euro tendera nga instuticionet e tjera publike.
Ndërkohë, emisioni zbuloi se si motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, përfitoi fonde nga AZHBR kur në krye të këtij institucioni ishte Frida Krifca, nëpërmjet dhjetëra mijëra metër katror tokë publike së dhuruar nga i vëllai.
Ajo përfitoi një fond në vlerën e 220 mijë eurove. Kjo është një tjetër provë se si paratë e IPARD-it iu dhanë miqve dhe familjarëve të zyrtarëve të Partisë Socialiste, teksa SPAK e ka ende nën hetim këtë çështje.