Lejuan ndërtimet pa leje në Patok/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim tetë persona

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut.

Për këtë dosje janë marrë të pandehur 8 përsona, mes të cileve dhe ish-kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.

Për tetë  persona të tjerë organi i akuzës ka kërkuar pushimi i hetimeve, pasi ka dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të vepres penale.


Personat e pandehur:

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të “Ndërtimit të paligishëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

Procedimi në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtese pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.