Laert Haxhiu, porositësi i shumë vrasjeve dhe krimeve të tjera duket se ka patur inat edhe me këngëtarin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy.
Pas rrëfimit të Artan Tafanit eksplozivi në lokalin e reperit, që në pronësi i takonte babait të tij Bashkim Rajku, është vënë me urdhër të Laert Haxhisë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku.
Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.
Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e “Illyrian”, duke shkatërruar qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartamenteve.