Ende pa bërë betimin, Partia Demokratike, e ka nisur me zhurmë jetën parlamentare.
Kryetari i saj Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, dhe kreu i grupit parlamentar Gazmet Bardhi kanë bllokuar foltoren duke shkaktuar tensione në sallën e Kuvendit.
Partia Demokratike shpalosi pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza.
Kjo situatë çoi në mbylljen e seancës.
Megjithatë Kuvendi do të rikthehet sërish pasdite në orën 17:00, ku pas ngritjes së komisionit për verifikimin e mandateve do bëhet betimi dhe konstituimin e Kuvendit.
Në seancën konstituive do të ulen 140 deputetë, prej të cilëve 72 janë të rinj në Kuvend.
Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, PD dhe aleatët 50, PSD 3, partia Mundësia 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një deputet
Seanca e Kuvendit u drejtua nga deputeti i Partisë Socialiste Vasil Llajo, pas refuzimit të Sali Berishës dhe Tritan Shehut për ta drejtuar si më të moshuarit.
Në Kuvend ishin të pranishëm e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si dhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri.