Pak para fillimit të seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla përfshirjen në rendin e ditës të vendimit për rishikjimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Sipas Bardhit, ishte parashikuar që ky vendim të futej në seancën e sotme plenare, por që nuk është reflektuar në shkresën e Kuvendit.
Gazmend Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së komisionit të reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.
