Kuvendi fik dritat/ Deputetët e opozitës nuk lëvizin: Nëse nuk doni të digjet salla, riktheni ndriçimin!

Opozita bllokoi sot seancën parlamentare në Kuvend me arsyetimin se atyre po u bllokohet çdo hapësirë institucionale.

Por ndërsa deputetët e opozitës flisnin dhe kishin hyrë  në live nga Kuvendi, mazhoranca ka fikur dritat.  Deputeti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

Dritat u fikën teksa deputeti i opozitës, Ervin Salianji po mbante fjalën.

“E mbyllin seancën sikur të jetë pronë e tyre, sikur ti vendosin çelësin ndonjë kasolleje ku mbajnë paratë. Fikin edhe dritat, ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kthehet institucioni”, tha Salianji.

Deputetët e opozitës vijuan të qëndrojnë në errësirë, duke mbajtur fjalime në Live.