Kush është kirurgu “problematik” me tre gra që u arrestua sot, shfrytëzonte për prostitucion të miturën, i hetuar edhe nga SPAK

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e një 42-vjeçari në Tiranë, që sipas policisë ka shfrytëzuar për prostitucion një të mitur për një periudhe 2-vjeçare.

Në pranga ka rënë mjeku kirurg Dervish Hasi, i njohur edhe më herët për problemet me drejtësinë pasi ka qenë i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Mjeku Hasi i njohur gjerësisht si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Duket se 42-vjeçari duke e kamufluar të miturën si gruan e tij të katërt, e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.