Kryen veprime të turpshme me 12 vjeçaren dhe videot i publikuan në rrjetet sociale, procedohen dy të mitur në Elbasan

Dy 14 vjeçar dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare në Elbasan. Policia njofton se ka nisur procedimi penal për dy të miturit, të cilët kanë kryer veprime të turpshme me 12 vjeçaren dhe e kanë filmuar. Më pas ata i kanë postuar këto video në rrjete sociale. Ndërkohë vijojnë hetimet për rastin e rëndë.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-dy 14-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme, me një 12 vjeçare dhe i kanë postuar këto video, në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.