“Të presim se çfarë do të thotë populli”. Kështu u shpreh për mediat kryeministri Edi Rama pasi votoi në shkollën “Ymer Lala” në Surrel.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ndërsa pasi votoi u ndal në një komunikim të shkurtër për mediat.
“Sot është fjala e popullit, kështu që të presim çfarë do të thotë populli”, tha Rama shkurtimisht pavarësisht interesit të gazetarëve për të bërë pyetje.
Më pas kreu i PS u ndal për një fjali tjetër të shkurtër për mediat e huaja duke thënë: “Po bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë shtetin e radhës pjesë të BE”.