Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer po viziton Shqipërinë në kuadër të Komunitetit Politik Europian.
Ai fillimisht u prit nga Kreu i Shtetit Bajram Begaj. Më pas Starmer shkoi në ambientet e Kryeministrisë, ku u prit me ceremoni zyrtare dhe tapet të kuq.
Ndërkohë gjatë ceremonisë, një bandë frymore intonoi himnin kombëtar të Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
Komuniteti Politik Europian nis punimet të premten, ku pjesë do të jenë lider të vendeve të ndryshme të Europës. Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
Të dy homologët Rama dhe Starmer do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:30 minuta.