Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në SPAK, për të zbatuar masën e arrestit “detyrim paraqitje” të dhënë nga Prokuroria e Posaçme.
Pasi doli nga SPAK, ajo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me fushatën elektorale dhe vendimin e saj për të vijuar mbështetjen për Ilir Metën, që garon në listën e hapur të koalicionit opozitar.
Ajo hodhi akuza ndaj zyrtarëve të Partisë së Lirisë, të cilët i cilësoi si të paaftë për t’u shkuar qytetarëve derë më derë, teksa shtoi se stafi i ngushtë i Ilir Metës u thotë qytetarëve se Monika Kryemadhi po kërkon vota për Partinë Socialiste.
Do të keni të njëjtin intensitet në angazhimin tuaj elektoral?
Monika Kryemadhi: Patjetër ndoshta pak më shumë për hir të fëmijëve, se janë fëmijët ata që janë më mua në çdo hap në çdo takim, i kam marrë si dëshmitar duke qenë se stafi i ngushtë i Metës me turpësinë më të madhe thonë “mos dëgjoni Monikën se po kërkon votë për PS|” kur në të vërtetë paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është në një justifikim të tillë.