Krimi gjunjëzon Shkodrën, 2 të vrarë dhe dy të plagosur në një atentat, mes viktimave vëllai i Ibrahim Licit

2 të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i atentatit në Shkodër pasditën e sotme, ku drejt një makine u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë është identifikuar një prej viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Hamza Lici, i cili është vëllai i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës, dhe për konfliktin me fisin Bajri në Shkodër.

Sa i përket viktimes tjetër dhe 2 të plagosurve identitetet e tyre për momentin nuk dihen. Ka raportime se mes viktimave është një kalimtare e rastit, por kjo nuk është e konfirmuar.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.  Sakaq pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë atentat.