Krimet zgjedhore, regjistrohen 115 kallëzime në SPAK

115 kallëzime janë regjistruar në SPAK në lidhje me krimet zgjedhore. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK thotë se kallëzimet kanë ardhur nga subjekte politike, Policia e Shtetit, denoncime nga Platforma Online dhe nga qytetarët.

Po ashtu disa prej tyre janë të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

“Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

•Kallëzime nga subjekte politike

• Referime nga Policia e Shtetit

• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Denoncime nga Platforma Online

• Denoncime nga qytetarët

• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

• Janë regjistruar 35 procedime penale.

• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht –  dmth të iniciuara nga SPAK”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPAK.