Krim i rëndë në Greqi, gruaja vret me thikë një burrë në mes të rrugës

Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalkidë të Greqisë, ku një grua ka vrarë me thikë një burrë, njofton Protothema.gr.

Krimi që ka tronditur banorët e zonës ka ndodhur pak pas orës 08:00 të mëngjesit në rrugën kryesore të Kalkidës.

43-vjeçari ka dalë nga shtëpia mëngjesin e së shtunës për të shkuar në punë teksa gruaja e priste dhe më pas e sulmoi nga pas me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet që çuan gruan të vriste 43-vjeçarin, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.