Kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka vizituar sot Gjykatën e Posaçme, ku është takuar me kreun e kësaj gjykate, Erion Banin.
Në fokus të diskutimit të tyre ka qenë siguria në gjykata, pas ngjarjes tragjike që ndodhi pak ditë më parë, ku u vra në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.
Ditën e djeshme u zhvillua edhe një mbledhje urgjente në KLGJ, ku mes të tjerave, u kërkua që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, si dhe salla e mbledhjeve në KLGJ të mbajë emrin e tij.
Ndërkohë, avokatët vijojnë të bojkotojnë seancat gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, çfarë solli sot edhe shtyrjen e seancës paraprake për Erion Veliajn.