KQZ vendos nesër për numërimin e votave të ardhura nga Greqia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër për të vendosur për vlerësimin dhe numërimin e votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në Greqi.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 9:30 pas kërkesës së Partisë socialiste, teksa Partia Demokratike ka kërkuar që këto vota të shpallen të pavlefshme për shkak se nuk janë të rregullta dhe dyshohet për mbushje të zarfave nga persona jo të autorizuar.

Njoftimi i KQZ:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtazi:

1.Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.