Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar pjesëmarrjen në zgjedhje, deri në orën 18:00.
Kur kanë mbetur më pak se 40 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit, KQZ thekson se deri tani kanë votuar 41.07% e zgjedhësve.

Ajo që bie në sy është fakti se jo të gjitha qendrat e votimit kanë raportuar për nivelin e pjesëmarrjes. Kjo do të thotë se shifrat mund të jenë më e lartë.