KQZ merr vendimin: Do të numërohen të gjitha votat e ardhura nga Greqia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për të numëruar të gjitha votat që kanë ardhur nga Greqia, të cilat kontestohen nga Partia Demokratike.

Vendimi u komunikua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi paraditen e sotme dëgjoi kërkesat e Partisë Demokratike, por në fund vendosi për numërimin e të gjitha votave.

Numërimi i votat e ardhura nga emigrantët shqiptarë në Greqi ishte pezulluar pa ankimimit të PD, por apelimi i në KAS i dha të drejtë Partisë Socialiste.

Janë mbi 53 mijë zarfe që do të fillojnë të numërohen, për të përcaktuar rezultatin përfundimtar për partitë dhe për votat personale të secilit kandidat në listë të hapur, teksa këto vota mund të jenë përcaktuese edhe për mandate në disa qarqe.