Kosovë, dështon përpjekja e 12-të për konstituimin e Kuvendit

Për të dymbëdhjetën herë me radhë ka dështuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari deklaroi se procesi ka mbetur pa zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Ai po ashtu kërkoi nga subjektet politike të propozojnë kandidatët për komisionin zgjedhor për kryetaren e Kuvendit, ndërsa PDK, LDK, AAK, Lista Serbe refuzuan të propozojnë kandidatët.

Në këto kushte seanca dështoi, subjektet e mësipërme kanë kundërshtuar që votimi i kandidates për kryeparlamentare të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 9 maj në fillim prej orës 10:00. Kryeministri Albin Kurti pak ditë më parë i dërgoi letër LDK-së, ku e ftoi për bashkëqeverisje.

Kjo ftesë u refuzua nga LDK, e cila propozoi krijimin e një qeverie tranzitore me të gjithë partitë shqiptare.